Një muaj paraburgim për të dyshuarit e vrasjeve e policëve

Në kërkim janë edhe katër persona tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Bajram Kiqmarit, Faik Shaqirit dhe Alban Dizdarit, të dyshuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës në vitin 2004.

Po ashtu, ata akuzohen edhe për tentim vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në të njëjtin rast.

Dizdari dhe Kiqmari janë arrestuar të mërkurën nga Policia e EULEX-it, ndërsa Faik Shaqiri është arrestuar në Munhen të Gjermanisë dhe është ekstraduar në Kosovë të mërkurën në mbrëmje.

Sipas Prokurorisë Speciale për këto raste në kërkim janë edhe katër persona tjerë./21Media

Back to top button