A.N i caktohet masa e arrestit shtëpiak

A.N i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurit N.N, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin tjetër A.N dhe të njëjtit i caktohet masa e arrestit shtëpiak 1 muaj, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje.

Të pandehurit dyshohen se më 7 gusht 2019, me dashje kanë privuar nga jeta F.G, i cili paraprakisht me një person tjetër tani për tani i panjohur, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të pandehurve për të kryer grabitje dhe me të vërejtur i pandehuri N.N. fillon të përleshet fizikisht me të njëjtit, ku dhe plagoset me armë zjarri në këmbë nga njëri prej tyre, të cilët më pas arrijnë që të largohen nga shtëpia me ç’rast të pandehurit ndjekin deri në rrugën kryesore, dhe pas 300 metrash arrijnë ta kapin dhe përsëri përleshën me tani të ndjerin, ku gjatë përleshjes, me një thikë e godasin në trup, si pasojë e të cilës F.G. mbetet i vdekur në vend.