Ata janë ndarë në mënyrë miqësore

Ata janë ndarë në mënyrë miqësore

Aktorja amerikane Olivia Munn dhe qendërmbrojtësi i “Green Bay Packers” Aaron Rodgers, kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre 3 vjeçare.

Një burim afër çiftit  për revistën People, ka thënë se ata janë ndarë në mënyrë miqësore, duke shtuar se dyshja kanë mbetur miq të ngushtë dhe i uruan njëri-tjetrin gjithë të mirat.

Olivia dhe Aaroni filluan lidhjen e tyre në vitin 2014. Ndërsa, vetëm disa muaj më parë, filluan të qarkullonin thashetheme se çifti po bëhet gati për martesë, kur aktorja ishte parë me një unazë diamanti në gishtin e saj të dorës së majtë./21Media