Një nënshkrim i dha fund grevës në aeroport

Lekaj dhe Hasani nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror Artan Hasani, sot nënshkruan memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON.

Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga.

Përmes një komunikate për medie bëhët e ditur se Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori.

Me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mund të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajror.

Greva e kontrollerëve të trafikut ajror ishte pezulluar më 15 shkurt.

Kërkesa e tyre ka qenë që të respektohet autonomia në mbledhjen dhe shfrytëzimit të hyrave siç parashihet edhe në marrëveshjen e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit-HPEA./21Media

Back to top button