Ndeshja fillon në ora 15:00

Ndeshja fillon në ora 15:00

Ka mbetur edhe më pak se një orë deri tek fillimi i ndeshjes Kosovë – Çeki. Qyteti i Prishtinës është mbushur me tifozë, të cilët kanë ardhur për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës.

Përreth stadiumit “Fadil Vokrri” shihet një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët thuhet se kanë shtuar sigurinë pas arrestimit të tetë tifozëve çekë.

Ndërsa sot tifozët çekë thuhet se po shoqërohen në stacionin e policisë afër stadiumit, ku po kontrollohen më detajisht e më pas po lirohen për të shkuat brenda stadiumit.

Edhe sigurimi përgjegjës i stadiumit “Fadil Vokrri” po i kontrollon detajisht tifozët çekë në hyrje të stadiumit duke ia kontrolluar edhe flamujt e gjërat përcjellëse të cilat tifozët po mundohen t’i fusin brenda stadiumit.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, ndërsa numri i tifozëve mysafirë që pritet të jetë i pranishëm është rreth 350 sosh.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.