Një person ra nga kulmi i shtëpisë në Prishtinë

S.S ka pësuar lëndime trupore

Një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie sot në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Personi me inicialet S.S ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor”, ka konfirmuar Ahmeti për rtv21.tv

Me rastin po merren njësitet përkatëse./21Media

Back to top button