Aksident në liqenin e Batllavës

Aksident në liqenin e Batllavës

Një person dyshohet të jetë fundosur në liqenin e Batllavës sot rreth orës 16:00.

E kontaktuar nga rtv21.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se personi dyshohet të jetë fundosur, dhe se policia janë në vendin e ngjarjes.

“Rreth ores 16:00 kemi pranuar nje informacion se nje person dyshohet te jete fundosur ne liqenin e Batllaves.  Ekipet policore jane ne vendin e ngjarjes. Per detaje te tjera do te njoftoheni me kohe”, ka shkruar ajo.

Sipas Ahmetit është ende herët që të raportohet për vdekjen e personit në fjalë, mirëpo policia po punon që të zbulojë të gjitha detajet./21Media