Një person gjendet i vdekur në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij, në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes./21Media

Back to top button