Një person gjendet i vdekur në Prishtinë, Policia jep detaje për RTV21

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se rreth orës 19:00 nga një ekip mjekësor kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Tutje Ahmeti ka deklaruar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorin kanë nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button