Një person goditet nga vetura në Vushtrri
I lënduari po trajtohet në QKUK
Një person është lënduar pasi është goditur nga vetura sonte rreth orës 18:00 në Vushtrri. Lajmin për 21Media e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti,
Zahiti bëri të ditur se këmbësori është goditur nga vetura në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në dalje të Vushtrrisë.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK./21Media