Asnjë grup nuk e mori përsipër sulmin

Asnjë grup nuk e mori përsipër sulmin

Një shpërthim ndodhi në një sallë dasmash në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe autoritetet frikësohen për një numër të madh viktimash.

Dëshmitarët i thanë BBC-së se një person hodhi veten në erë gjatë një ceremonie martese dhe se salla ishte e mbushur me trupa të pajetë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:40 me kohën lokale në një zonë të populluar kryesisht nga banorë të komunitetit shia.

Asnjë grup nuk e mori përsipër sulmin, i cili ndodhi në perëndim Kabulit.

Militantët myslimanë sunitë, përfshirë talibanët dhe grupin e Shtetit Islamik, kanë synuar në mënyrë të përsëritur pakicat Shia Hazara në Afganistan dhe Pakistan.

Ky shpërthimi vjen vetëm dhjetë ditë pasi një bombë që ka shpërthyer jashtë një stacioni policie në Kabul ka vrarë të paktën 14 njerëz dhe plagosur afro 150 të tjerë.

Tensionet në Afganistan kanë qenë të larta edhe pse talibanët dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë mijëra trupa të stacionuar në këtë vend, u raportua së janë afër një marrëveshjeje paqeje.