Një person me probleme mendore theri me thikë 11 persona

Janë jashtë rrezikut për jetë

Të paktën 11 persona u plagosën sot në Kinën jugore, kur një person me probleme mendore i sulmoi me një thikë. Policia në qytetin e Dzijian njoftoi se policia dhe kalimtarët menjëherë kapën sulmuesin.

Ai u identifikua si Guo Kaibing, 33-vjeç, familja e të cilit pretendon të ketë një diagnozë të një sëmundjeje mendore.

Asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Back to top button