Eskalojnë protestat në Hong Kong

Eskalojnë protestat në Hong Kong

Një aktivist është qëlluar nga policia në protestat anti-kineze në Hong Kong, të cilat kanë eskaluar gjatë 70 vjetorit të sundimit komunist në Kinë.

Incidenti ndodhi teksa mijëra persona protestuan kundër një ndalese për protesta në 70 vjetorin e Partisë Komuniste të Kinës.

Megjithëse protestuesit janë qëlluar me plumba gome edhe në protestat e kaluara, ky është lëndimi i parë me plumb të vërtetë, shkruan rtv21.tv

Në atë që po përshkruhet nga protestuesit si “Dita e Mjerimit”, njerëzit dolën në rrugët e Hong Kongut qendror dhe së paku 4 distrikteve tjera duke bllokuar disa rrugë.

31 persona janë lënduar gjatë përplasjeve me policinë, teksa policia ka gjuajtur gaz lotsjellës, e në anën tjetër protestuesit kanë sulmuar me bomba benzene.

Dy nga protestuesit janë në gjendje kritike, përfshirë edhe protestuesin e qëlluar me plumb në gjoks nga policia.

Së paku 15 stacione të metrosë dhe disa qendra tregtare në qytet janë mbyllur, dhe mbi 6 mijë policë janë dërguar për të kontrolluar gjendjen në këtë rajon./21Media