Policia në kërkim të të dyshuarve

Policia në kërkim të të dyshuarve

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e therjes me thikë pas një përleshje në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor, kanë arritë të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën”Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Në këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore (nga arma e ftohtë-thikë). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor Qendra, kanë arritë të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti./21Media