Një person u rrëzua në vendin e punës

Viktima ka pësuar lëndime trupore

Në Ferizaj një burrë është lënduar në vendin e tij të punës, derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, njofton  policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaqiku”, dje rreth orës 12:10.

Policia bënë të ditur se  në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet. /21Media 

Back to top button