Nga KEDS-i thanë se ka pasur defekte të mëdha

Nga KEDS-i thanë se ka pasur defekte të mëdha

Një pjesë e lagjes Begu i Diellit në Prishtinë, për më shumë se katër orë është pa energji elektrike.

Zyrtarë të KEDS-it kanë thënë për kp se ekipet kanë arritur të evitojnë defektet në një pjesë të Bregut të Diellit, por pa rrymë ka mbetur edhe një pjesë, pasi ka pasur defekte të mëdha.

“Ekipet janë duke punuar në terren dhe po mundohen t’i riparojnë defektet. Kanë mbetur edhe tre trafo të rrymës që të rregullohen, pasi ka pasur defekt të madh. Ende është pa rrymë edhe një pjesë e Bregut të Diellit”, kanë thënë nga KEDS-i.