6 orë pa ujë të pijshëm

6 orë pa ujë të pijshëm

Konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës gjegjësisht rruga e Pejës, duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje (ana e djathtë), duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00 do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas një njoftimi të ujësjellësit KRU “Prishtina”, arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 08:30.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim./21Media