U dëmtua tubi me diametër fi 250 mm

U dëmtua tubi me diametër fi 250 mm

Një pjesë e lagjes “Dardania” në kryeqytet edhe sot do të mbetet pa ujë të pijshëm. Kjo si pasojë e dëmtimit të tubit me diametër fi 250 mm, që sërish erdhi nga dëmtimi i infrastrukturës nga institucione tjera.

Në një njoftim për media nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, thuhet se kontraktorët e ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes. Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike!”, thuhet në njoftimin e tyre./21Media