Një i plagosur pranë një qendre votimi në Shëngjin

LSI: Rama mban përgjegjësi për incidentet

Një incident me armë ka ndodhur pranë një qendre votimi në qytetin e Shëngjinit.

Sipas policisë shtetasi Florian Dushku është goditur me qytë pistolete. Ndërkohë gazetarët tanë raportojnë dhe për gëzhoja në vendin e ngjarjes çka ka dyshime se mund të ketë pasur dhe të shtëna.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e incidentit.

I menjëhershëm ka qene reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Luan Rama ka thëne se ” për çdo pike gjaku te derdhur përgjegjësia është e kryeministrit Edi Rama”.

Back to top button