Personi ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës

Personi ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës

Një qytetar i Maqedonisë, i cili momentalisht në sulmin në Barcelonë ka qenë në afërsi, ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës.  Ai nuk është në rrezik për jetën  dhe është trajtuar nga ana e shërbimeve spanjolle mjekësore, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Punëve të Jashtme.

Një përfaqësues i Ambasadës së Maqedonisë gjatë natës shkoi në spitalin ku ndodhej shtetasi i lënduar i Maqedonisë.

MPJ mbrëmë në njoftim i rekomandoi numrat e telefonit 00 34 620 126 308 – numër i përfaqësuesit të Ambasadës së Maqedonisë në Spanjë dhe 00 34 932 142 124 – numër nga institucionet spanjolle për informacione për personat e interesuar, raporton TV21./21Media