Kohën e fundit janë mbledhur 14 mijë dollarë

Kohën e fundit janë mbledhur 14 mijë dollarë

Në një kantinë dhe restorant në ishullin Florida klientët i kthejnë paratë e tyre të fituara me djersë në letër muri, ku muajin e fundit janë mbledhur 14 mijë dollarë për t’i dhuruar për bamirësi.

Klientët kanë ngjitur paratë e tyre në tapiceri brenda ambienteve te restorantit që është hapur 16 vjet më parë, transmeton rtv21.tv.

Punonjësit u thanë klientëve që peshkatarët ruanin ritualin çdo mëngjes para udhëtimit për t’u siguruar që kishin para për të shpenzuar në bar kur ktheheshin pasdite.

Menaxherja e përgjithshme, Kristin Hale nuk do të konfirmojë vlefshmërinë e origjinës së zakonit.

“Është një histori argëtuese“, i tha ajo Washington Post.

Pronarët kanë përdorur zakonin për të mbledhur para për kauza bamirësie çdo dy ose tre vjet që nga hapja e biznesit të tyre.

Këtë herë, ata vendosën të dhurojnë fonde në Kryqin e Kuq për të ndihmuar viktimat nga uragani “Dorian” në Bahamas, ku stuhia vdekjeprurëse mbyti të paktën 50 njerëz dhe shkaktoi një dëm prej 1.5 miliardë dollarësh.

Në ciklet e mëparshme, stafi i barit ka qenë në gjendje të dhurojë më shumë se 8 mijë dollarë, duke e parë vullnetin e stafit edhe klientët nuk nguruan që të dhurojnë para për kauza bamirësie./21Media