Edona e guximshme dhe shumë e talentuar

Loading...

Edona e guximshme dhe shumë e talentuar

10 vjeçarja, Edona Hamza me prejardhje nga Podujeva, e cila në fillim të këtij viti është përzgjedhur në mesin e aktorëve të rinj që do të marrin pjesë në filma të Hollywood-it tashmë ka filluar përgatitjet për ta sfiduar vetën në këtë rrugë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar babai i Edonës, Muharrem Hamza, i cili ka dërguar një skenë ku Edona ka përformuar live para publikut. Edona e vogël e guximshme dhe shumë e talentuar.

Edona në fund të muajit janar ka nënshkruar kontratën me kompaninë  Webster Talent Management.

Muharrem Hamza me familje ka 19 vjet që jeton në Kanada dhe ka treguar se Edona që nga mosha 8 vjeçare është marrë me këndim në gjuhën shqipe dhe atë angleze. /21Media