Album i ri nga Soolking

Album i ri nga Soolking

Reper algjerian Soolking i cili u bë i njohur për shqiptarët nga bashkëpunimi i tij me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora. Ata publikuan këngën “Zemër” e cila ka arritur një sukses të madh në skenën muzkore. Kënga deri tani numëron më shumë se 300 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Por, siç duket Soolking nuk dëshiron të largohet nga bashkëpunimet me shqiptarët. Ai është duke punuar për një album i cili do të dalë së shpejti.

Për këtë album i cili do të titullohet “BBALO” këngëtari algjerian ka zgjedhur një producent shqiptar, shkruan rtv21.tv.

Kemi të bëjmë me producentin Rzon. Ky i fundit është producent i hiteve më të mëdha kohëvë të fundit në skenën muzikore shqiptare si “Pasha Jetën” nga Capital T dhe Majk, “Fustani” nga Capo dhe Elvana, “Malena” nga Ghetto Geasy dhe Majk si dhe shumë hiteve të tjera.

Këtu mund të gjeni një pjesë të punuar nga producenti shqiptar./21Media