Njomza po përkrahet nga këngëtaret

Njomza po përkrahet nga këngëtaret

Këngëtarja shqiptare Njomza, ka lansuar albumin e saj të parë në tregun ndërkombëtar. Albumi EP po pëlqehet nga njerëzit si dhe kolegët e Njomzës.

Dafina Zeqiri është këngëtarja e cila ka përkrahur Njomzën fillimisht, ku në llogarinë e saj në Instagram ka thirrur fansat që ta dëgjojnë albumin edhe në Spotify.

Këngët e saj, tanimë janë dëgjuar me mijëra herë në SoundCloud dhe në platformat tjera muzikore ku Njomza është aktive, si iTunes, Music dhe Amazon.com.

Njomza ka nisur të këndojë në moshën pesë vjeçare ndërsa në moshën 14 vjeçare ajo formoi bendin muzikor “Scarlett”./21Media