Kosova me fanellë speciale për ndeshjen ndaj Anglisë

Kosova me fanellë speciale për ndeshjen ndaj Anglisë

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit nëntor do të luajë dy ndeshje të rëndësishme.

Pas fanellës speciale që Dardanët do ta veshin ndaj Republikës Çeke, kompania 14 Fourteen ka publikuar edhe fanellën tjetër speciale.

Këtë fanellë lojtarët e Kosovës do ta veshin gjatë ndeshjes, kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Me 14-të nëntor, Kosova do të përballet me Republikën Çeke, ndërsa me 17-të nëntor, zhvillohet përballja kundër Anglisë, në stadiumin Fadil Vokrri./21Media