U publikua vetëm versioni audio i këngës kushtuar Vokrrit

U publikua vetëm versioni audio i këngës kushtuar Vokrrit

Një ditë para përballjes së Kombëtares së Kosovës kundër Malit të Zi, artisti Genc Rodiqi ka publikuar këngën e tij të re, të cilën ia ka dedikuar legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Rodiqi ka publikuar vetëm versionin audio të këngës, ndërsa për realizimin e klipit të saj, fton sponsorët ta përkrahin.

“Për Fadil Vokrrin dhe për të gjithë ata që kontribuan gjatë viteve dhe që po vazhdojnë të kontribojnë per zhvillimin e footballit në Kosovë. Faleminderit të gjithëve për çaste të paharuara. Na priftë e mbara. Përshëndetje nga Genci dhe Sameri. Ps. Që ka të interesuar për sponzorim të videos për këtë këngë ju lutem na lajmëroni”, ka shkruar Rodiqi në Facebook.

Kosova me Malin e Zi do të përballet nesër me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kombëtarja e Kosovës shpreson në fitore, për t’i rritur gjasat e saja për një kualifikim të mundshëm në evropian./21Media