Beatrix kujton vizitën në Paris

Beatrix kujton vizitën në Paris

Parisi është qyteti më i madh i Francës, por njihet edhe si qytet i dritave, i modës, i kulturës, i romantikës, i argëtimit dhe i kuzhinës së mrekullueshme.

Njëra ndër atraksionet më të njohura, jo vetëm të Parisit, por edhe të tërë botës është Kulla Eiffel.

Çdo vit në maje të kullës ngjiten rreth 6 milionë njerëz, në mesin e tyre një numër i madh i turistëve që duan të shohin veprën e Gustave Eiffel-it, që ishte ndërtuar në vitin 1889.

Edhe shqiptarët çdo vit vizitojnë kullë. Përvec kësaj ditë më parë afër kullës është vendosur fotografia e regjisores nga Kosova, Arlinda Morina. Fotografia dhe historia saj janë vendosur në mesin e grave të tjera që luftuan sëmundjen e kancerit dhe leukemisë. Fotografia u realizuar nga Boubkar Benzabat. Ndërsa ajo u vendos pikërish në Ditën kundër Kancerit.

Së fundmi në Paris qëndroi këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila u fotografua afër kullës.

Ajo ka publikuar një fotografi nga vizita në qytetin francez.

25 vjeçarja është shfaqur mjaftë tërheqëse teksa në krah mbante çantën e markës Yves Saint Laurent, në vlerë rreth 1 mijë e 120 dollarë amerikan./21Media