Përfaqësuesi i Rusisë në KS të OKB-së e fillon fjalimin me një “këshillë” për Gërvallën

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u prezantua raporti gjashtëmujor për Kosovën, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, foli edhe për raportet e afërta të Serbisë me Rusinë, teksa tha se Beogradi është shndërruar në “kërcënimin e dytë më të madh” në Evropë, pas Rusisë, që po kryen agresion ndaj Ukrainës.
Pas kësaj, përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Alekseyevich Nebenzya, ka filluar fjalimin me kundërpërgjigje ndaj ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz.
Ai i ka thënë ministres kosovare të mos filozofojë, por të koncentrohet në situatën në Kosovë.
“E këshillojmë zonjn Gërvalla që të mos përpiqet të filozofojë dhe të bëjë përpjekje të bëjë analiza gjeopolitike të situatës. Nuk ishte ndonjë përpjekje e suksesshme, do ishte më mirë të koncentrohemi te situata në Kosovë, në vend që të humbim kohën e këshillit me mendimet e juaja apo situatën e përgjithshme, apo politikën e jashtme të Serbisë pasi siç duket çdo gjë po bëhet me ndihmën e Moskës, siç po thuhet, faleminderit që na keni dhënë kaq shumë të drejtë”, tha ai./21Media
 

Back to top button