Messi futbollisti i parë në histori që fitoi gjashtë Topa të Artë

Messi futbollisti i parë në histori që fitoi gjashtë Topa të Artë

Ylli argjentinas, Lionel Messi edhe zyrtarisht sonte e ka fituar Topin e Artë të gjashtë në karrierë.

32-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që arriti të fitojë gjashtë Topa të Artë.

Argjentinasi rivalizohej nga Cristiano Ronaldo që po ashtu kishte pesë trofe të tillë, por sonte Messi e ka kaluar.

Në garë për çmimin më të madh ishin 30 lojtarë, por në listën e ngushtë ishin Messi dhe Virgil van Dijk./21Media