Identiteti i viktimës nuk dihet ende

Identiteti i viktimës nuk dihet ende

Një trup i pajetë është gjetur nga peshkatarët në brigjet e Adriatikut në Durrës.

Sipas peshkatarëve, trupi i pajetë u konstatua 6 milje larg bregut dhe aktualisht është dërguar në morgun e qytetit.

Peshkarexha po kthehej nga gjuetia kur ka konstatuar trupin e pajetë, e ka imbarkuar atë në bord dhe e ka sjellë në port.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Mjekët ligjorë do të kryejnë ekzaminimin e kufomës për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë zbuluar shenja dhune.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se kufoma është e dekompozuar pasi duhet të ketë kohë në det./oranews