Një tunel me drogë

768 kilogramë substancë narkotike e kishin fshehur në tunel

Operacioni antidrogë “Piskova” i realizuar një ditë më parë nga policia e Përmetit ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave pasi dyshohet se janë poseduesit e 768 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruar brenda një tuneli.

Mësohet se në pranga janë vënë G. H., 36 vjeç, dhe D. N., 32 vjeç,  banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Ndalimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, efektivët e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në një tunel, kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë. Këta shtetas dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Back to top button