Universiteti i Ohajos, dhuron bursa në vlerë prej 4000 dollarëve

Universiteti i Ohajos, dhuron bursa në vlerë prej 4000 dollarëve

Nëse jeni njëri nga njerëzit e shumtë që keni shpenzuar kohën e tuaj muajve të fundit, për të përmisuar shkathtësitë e juaja në lojën “Fortinite”, atëherë kjo ofertë mund të jetë për ju.

Popullariteti i lojës është bërë asgjë më pak se një fenomen, duke u bërë jo vetëm pika më e madhe e bisedimeve në botën virtuale, por duke u bërë një lajm global.

Është arritur në pikën ku nuk mund të ecni nëpër rrugë, ose të shikoni ndonjë lloj sporti  pa u bombarduar me “vallëzimin humbës” të lojës “Fortnite”, shkruan rtv21.tv

Tani universiteti Ashland është duke kërkuar të bashkëpunoj me programin e Esports i cili tashmë veçon ekipet aktuale të konkurrencës për League of Legends, Overwatch, Counter Strike: Global Offensive dhe League Rocket.

Universiteti i Ohajos po kërkon lojtarët më të mirë të vendit për t’u bashkuar me studentët e tyre dhe po ofrojnë një bursë për aplikantët e suksesshëm, shkruan rtv21.tv

“Ne jemi të ngazëllyer për të ofruar këtë platformë për lojtarë që duan të shfaqin aftësitë e tyre në një hapësirë ​​më konkurruese. Fortnite lehtëson një mjedis që u lejon lojtarëve të krijohen, të përvetësojnë dhe të tregojnë zotësinë e tyre për aftësitë e tyre “, tha trajneri i shkollës Esport, Josh Buchanan.

Pranimi në programin universitar të shkollës me dhomë dhe bord në kampusin e Ashlandit zakonisht shkon për 31,284 dollarë me çmim të plotë. Bursa që ofrohet është për $ 4000, kështu që kjo nuk do të mbuloj të gjithë shkollimin e juaj.

Megjithatë, kjo është një nxitje e mirë nëse jeni duke menduar për të shkuar në Ashland./21Media

 Ja formulari i aplikimit.

Image result for fortnite game