Promovohet fjalori online shqip-serbisht

Promovohet fjalori online shqip-serbisht

Gjuha është identifikuar si ndër pengesat kryesore për ndërveprimin dhe përfshirjen e bashkësive të ndryshme etnike në Kosovë.

Për 30 vjetët e fundit, njerëzit nuk kanë pasur mundësi të mësojnë gjuhë tjera në shkolla, ku përqindja e qytetarëve që flasin të dy gjuhët zyrtare po zvogëlohet dhe kjo mundëson qasje me shërbime dhe informacion.

Kështu u tha sot gjatë promovimit të fjalorit online shqip-serbisht nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Ditën Evropiane të Gjuhëve.

Slavisha Mladenoviq, komisionar i gjuhëve, vlerësoi se duke parë procesin e integrimit përmes prizmit të gjuhës, Qendra për Iniciativa Sociale ka vërejtur sfida të rëndësishme, veçanërisht në mesin e rinisë.

Ai tha se në bazë të një hulumtimi të Qendrës për Iniciativa Sociale, situata është pafavorshme dhe tendencat janë pothuajse alarmante.

Zgjidhja për këtë problem është futja e gjuhës së ambientit në sistemin arsimor, që fatkeqësisht nuk është dalluar këtë, dhe ne tashmë në tri dekada nuk kemi shkolla që mësojnë të rinjtë tanë gjuhën e fqinjëve tanë. Gjatë vitit 2018, UNMIK-u ka iniciuar një proces për forumin e ndërtimit të besimit, i cili është zhvilluar në gjashtë grupe punuese me tematika të ndryshme, për arsim, vetëqeverisje lokale, për zhvillim ekonomik, por një konkluzion unik i të gjitha grupeve punuese ishte që gjuha është një nga pjesët esenciale të ndërtimit të besimit”, deklaroi Mladenoviq.

Zahir Tanin, përfaqësues special i sekretarit të Përgjithshëm për Kosovë, theksoi se barrierat gjuhësore shkaktojnë probleme për raportet njerëzore, ndonëse paraqet probleme në mes të komuniteteve për ushtrimin e të drejtave njerëzore, teksa kërkoi të hiqen këto barriera që pengojnë raportet në mes komuniteteve.

Pengesat gjuhësore, barrierë për komunitetet që t’i ushtojnë të drejtat e plotë të tyre njerëzore dhe liritë themelore, duke krijuar një lloj mos besimi. Barrierat gjuhësore dhe problemet në komunikim shpesh kanë shkaktuar edhe në ndërtimin e besimit. Kjo është identifikuar si çështje kryesore të fqinjësisë që për fat keq ka krijuar një mjedis, një atmosferë të mos besimit, e cila po vazhdon edhe sot. Madje, edhe nesër do të jetë një argument për pajtimin politik në mes të kombeve”, theksoi Tanin.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott tha se në platformën ‘Vocup’ për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe, është një fjalor për të bërë një urë-komunikimi në Kosovë.

Ai tha se të rinjtë duhet të kuptojnë njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë në Kosovë.

Gjuhët i bashkojnë komunitetet, bizneset dhe tregtinë, si dhe ofrojnë hapësirë për të debatuar për çështje të përbashkëta. Është më se e dukshme që të rinjtë në Kosovë duhet të kenë mundësi të flasin dhe të kuptojnë njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Duke kuptuar njëri-tjetrin, është mënyra se si sjellë përparim”, tha Abbott.

Fjalori online shqip-serbisht është një përmbledhje e 40 mijë fjalëve për këto dy gjuhë.