Durrësi në zi: U varrosën tetë anëtarë të familjes Lala.- Zonat e goditura nga tërmeti mbetën shkretë.-Ankth nga dridhjet e reja të tokës

Durrësi në zi: U varrosën tetë anëtarë të familjes Lala.- Zonat e goditura nga tërmeti mbetën shkretë.-Ankth nga dridhjet e reja të tokës

Bilanci i viktimave të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri është rritur sërish.

Viktima e 51-të u regjistrua në spital. Vajza 20 vjeçare ishte në gjendje kome deri në ndarje nga jeta.

Gjatë ditës në Durrës u varrosën tetë viktimat e familjes Lala, një tragjedi që preku të gjithë.

Pas tërmetit zona e Durrësit duket e shkretuar. Qytetarët janë me një ndjenjë ankthi nga tërmetet e reja.