Një vajzë 6 vjeçare vdiq në Mariupol

Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko, thotë se trupi i një vajze gjashtëvjeçare të quajtur Tanya u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar. Ai thotë se ajo kishte vdekur nga dehidratimi.
“Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë vajza po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur”, tha ai.
Kryebashkiaku thotë se historia e vajzës, e përmendur edhe më herët sot nga Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij, ishte “një nga shumë histori tragjike të Mariupolit, qyteti që mbijetoi në një bllokadë për tetë ditët e fundit”, transmeton rtv21.tv.
“Pushtuesit rusë në mënyrë cinike e kanë lënë qytetin prej gjysmë milioni pa ujë, dritë, ngrohje dhe komunikim. Të gjitha rrugët për në qytet janë të bllokuara. Të gjitha përpjekjet për të ofruar ushqim dhe ilaçe për banorët e qytetit u bllokuan nga ushtria ruse”, tha Boychenko.
Ai i bëri thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë futjen e një zone ndalim-fluturimi./21Media

Back to top button