Dy të tjerë u lënduan

Dy të tjerë u lënduan

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e rrëzimit të një makine në greminë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel në Shqipëri.

Policia tha se makina me targë “AA255JH” doli nga rruga duke përfunduar në greminë.

“Viktimë nga ky aksident ka mbetur shtetasi Florenc Vishkurti 38 vjeç. Ndërsa janë plagosur Lulzim Balla rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani rreth 55 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital”, sqaroi policia.

Në vendgjarje shkuan shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e personave nga makina.

Policia njoftoi se po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews