Një viktimë nga Covid-19, 6 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person.
Nga 1 mijë e 575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Bëhet e ditur se janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727.
Në total numri i rasteve aktive është 327.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës. Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media 
Back to top button