Një vit burg për shpëlarje parash

I akuzuari ka blerë prona të ndryshme, duke i sjellur vetes përfitime të kundërligjshme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin me një vit burg kundër të akuzuarit K.P. për veprën penale të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizimit.

I akuzuari është dënuar edhe me 3 mijë euro gjobë, të cilën obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë të këtij aktgjykimi.

K.P. që nga viti 2004 deri 2008  duke qenë i vetëdijshëm se mjetet financiare të fituara me aktivitet kriminal, si produkt i aktivitetit kriminal e me qëllim të fshehjes se prejardhjes së mjeteve financiare në vlerë të përafërt prej 1.200.000 euro, ka blerë prona të ndryshme duke i sjellur vetes përfitime të kundërligjshme.

Ndërkohë, pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Back to top button