Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi demarkacionin

Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi demarkacionin

Sot bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkimin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosje.

Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Liderët e vendit në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, por sot edhe një vit më pas, ende nuk ka asnjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.