Publikohet "Tough Love"

Publikohet “Tough Love”

“Tough Love” mban titullin një këngë e re nga albumi i Aviciit, që është publikuar një vit pas vdekjes së tij. Këtë projekt artisti kishte filluar ta realizonte pak para vdekjes.

Dy producentët e njohur, Vincent Pontare dhe Salem Al Fakir (Vargas & Lagola), që kanë punuar me të, kanë treguar se pas vdekjes së Aviciit, ishte realizuar vetëm 80% e regjistrimit të këngës.

Ky është projekti i dytë i artistit nga albumi i tij “Tim”, që do të publikohet në qershor. Projekti i parë i albumit ishte “S.O.S”, që u publikua muajin e kaluar.

Artisti, DJ dhe producenti, Tim Bergling i njohur me nofkën Avicii ka vdekur më 20 prill të vitit 2018, në moshën 28-vjeçare./21Media