Gjatësia po luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut

Gjatësia po luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut

Personat që janë më të shkurtër kanë më shumë gjasa për tu prekur nga sëmundja e diabetit sesa ata që janë më të gjatë, transmeton rtv21.tv.

Sipas një studimi të ri shkencor gjerman, për çdo 10 cm gjatësi, rreziku i zhvillimit të diabetit tip 2 zvogëlohet me 41% për burrat dhe 33% për gratë. Rritja e rrezikut për personat e shkurtër mendohet se vjen për shkak të përqindjes më të lartë të yndyrës në mëlçi.

Personat e gjatë zakonisht shfaqin ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës dhe kanë funksionim më të shëndetshëm të qelizave beta që prodhojnë insulinë.

Studimi i ri tregon se në veçanti këmbët më të gjata kanë gjasa më të pakta për sëmundjen e diabetit. Studiuesit thanë se gjatësia tani duhet të konsiderohet një parashikues i dobishëm i rrezikut të diabetit./21Media