Njerëzit që mund t’ju këshillojnë pa para

Këshilla e duhur mund të jetë ndryshimi në mes të suksesit dhe dështimit

Para se të realizoni ëndrrën tuaj e të bërit pronar i një biznesi të vogël, ju keni nevojë për ndihmë për të filluar. Për këshillim të biznesit të vogël, kërkoni ekspertizë personale dhe profesionale.

Kur nisa së pari një biznes, nuk e dija se kujt ti kërkojë ndihmë kur kisha pyetje. Duke e kuptuar se ju keni nevojë për këshillues biznesi për trajtimin e pyetjeve të lidhura me biznes është hapi juaj i parë në drejtimin e duhur.

Ku të gjeni një këshilltar biznesi?

Po kërkoni një këshilltar biznesi? Ju mund të fusni në shërbim këshilltarë të ndryshëm, kontabilistë, avokatë dhe rekrutues. Është gjithashtu një ide e mirë të flisni me familjen tuaj dhe me tjerë pronarë të biznesit para se të filloni.

Shfrytëzimi i ekspertëve në këshillim të biznesit të vogël mund të ju kursejë kohë dhe të lehtësojë mendjen tuaj. Mos u frikësoni të kërkoni këshilla. Shikoni njerëzit të cilët mund të ju ndihmojnë rreth fillimit të një biznesi dhe pse gjetja e një këshilltari të biznesit është një ide e mirë.

Familja dhe shokët

Familja mund të ju japë mbështetje të madhe dhe këshillim. Nëse po pyesni veten se ku të gjeni një këshilltar biznesi, familja juaj mund të jetë një vend i mirë për të filluar.

Heroi im, këshilltari më i fuqishëm gjithmonë ka qenë babai im. Gjatë karrierës së tij, ai ishte një ndërmarrës me përvojë, inxhinier profesionist i lincensuar, pronar i shumë patentave dhe ekzekutiv i suksesshëm i biznesit me më shumë se 1 mijë punonjës. Ai e njihte biznesin shumë mirë.

Kur shkova së pari tek babai im me idenë time të biznesit, këshilla e tij nuk ishte ajo për të cilën kisha nevojë për planifikimin e biznesit tim. Këshilla e tij ishte se nuk duhej të nisja një biznes në atë kohë për shkak se po martohesha në të njëjtën kohë. Këshillimi i babait tim kishte të bënte me vlerësimin e rrezikut duke lënë punën dhe duke nisur një biznes duke pasur një familje.

Babai im më bënte pyetje se çfarë lloji të biznesit dëshiroja të nisja. Si me shumicën e ndërmarrësve, plani im ishte skematik. Në fakt, nuk kisha një plan. Pyetjet e tij më bënin që të zhvilloja një plan, dhe unë mora një partner biznesi, njërin nga shokët e mi më të mirë që nga fëmijëria.

Ju mund të mos i njihni njerëzit e zgjuar të biznesit. Por, familja juaj ju njeh juve. Ata njohin personalitetin, shprehitë e punës, rrethanat jetësore dhe atë që ju bën të lumtur. Familja mund t’ju ndihmojë rreth marrjes së vendimeve.

Llogaritarët

Llogaritarët janë nga njerëzit e parë tek të cilët duhet të ktheheni për këshillim të biznesit të vogël. Ata mund të sugjerojnë mënyra për të financuar biznesin tuaj dhe të përgatisni propozime financiare. Nëse keni nevojë për ndihmë në krijimin e një buxheti të biznesit, llogaritarët ju mbulojnë.

Kur biznesi juaj fillon të sjellë të ardhura, llogaritarët mund të vendosin shëndetin financiar të biznesit tuaj. Ata mund të masin performancën e biznesit dhe të sugjerojnë mënyra për të ndihmuar kompaninë tuaj nëse performanca nuk është aq e mirë.

Nëse keni punonjës, llogaritarët mund të ju ndihmojnë me listën e pagave dhe me taksa.

Avokatët

Për një biznes fillestar, avokatët janë këshilltarë të bizneseve të vogla të cilët nuk duhet t’i harroni. Një avokat mund të ju ndihmojë të rregulloni strukturën e biznesit tuaj, të bashkojë një plan të ngurtë biznesi dhe të regjistrojë biznesin tuaj. Avokatët gjithashtu mund të ju ndihmojnë të blini një biznes, të ju pajisin me financa të biznesit fillestar, të ju sigurojnë se keni licencën e duhur për të drejtuar biznesin dhe se prona e biznesit është e mbrojtur. Kur filloni të bëni shitje, një avokat mund të mbledhë para nëse një konsumator refuzon të ju paguajë.

Sigurohuni që punësoni një avokat i cili është i specializuar në biznese të vogla.

Rekrutuesit

Nëse keni vendosur se dëshironi të punësoni punonjës por nuk e dini se ku të filloni, merrni në konsideratë rekrutuesit.

Ju mund të mos e dini llojin e punonjësve për të cilët keni nevojë në biznesin tuaj fillestar. Sa arsimim dhe përvojë duhet të kenë ata? Cilat aftësi janë të nevojshme për punë? Flisni me një rekrutues i cili ka përvojë në industrinë tuaj për nevojat tuaja të biznesit.

Një rekrutues mund të ju ndihmojë të kompozoni një përshkrim të detajuar të punës për të tërhequr kandidatët e duhur. Ata mund t’ju ndihmojnë gjatë procesit të rekrutimit për të tërhequr dhe monitoruar aplikuesit. Kur intervistoni kandidatët, sigurohuni se rekrutuesi është i pranishëm. Në këtë mënyrë, ju mund t’iu kërkoni atyre këshilla profesionale se kush do të përshtatej më së miri për biznesin tuaj.

Pronarë të tjerë biznesi

Në mënyrë natyrale, ne kërkojmë ata të cilët përfaqësojnë gjërat të cilat kemi ambicie të jemi. Kur isha në vitin e parë në universitet, këshilltari im ishte një djalë në vitin e tij të fundit. Unë dëshiroja një të tillë i cili ishte në rrugë për të arritur pikërisht ato që dëshiroja. Unë shikoja shprehitë e tij të suksesshme, dëgjoja këshillat e tij dhe provoja të imitoja ato që ai bënte. Në biznes, mësoni nga pronarët e biznesit të cilët kanë qenë në vendin tuaj. Ata e dinë se nëpër çfarë po kaloni dhe se çfarë duhet të bëni. Pronarët e biznesit kanë pikëpamje tjetër në krahasim me këshilltarët profesionistë.

Pyesni pronarët e biznesit të cilët janë të specializuar në të njëjtën fushë sikur biznesi juaj fillestar nëse kanë ndonjë këshillë. Pronarët e biznesit në tregun tuaj njohin llogaritarë, avokatë dhe rekrutues të cilët mund të përshtaten me nevojat tuaja. Ata mund të bëjnë rekomandime dhe të ju dërgojnë në drejtimin e duhur.

Kërkoni bizneset konkurrente. Nëse reklamoni veten si një konkurrent i shoqërueshëm, ju mund të ndërtoni një marrëdhënie përfituese nga të dyja anët me konkurrentët. Si një biznes fillestar, krijimi i marrëdhënieve me konkurrentët tuaj mund të ju japë mbështetjen për të cilën keni nevojë.

Tjerët pronarë të biznesit në afërsinë tuaj mund të ju tregojnë përparësitë dhe dobësitë e drejtimit të një biznesi. Ata mund të flasin për probleme me të cilat janë përballur me ekonominë lokale, të ofrojnë këshilla rreth tregut dhe të ju japin një ide se kur janë stinët më të zëna.

Kur flisni me pronarët tjerë të biznesit, ju ndërtoni një rrjet të këshilltarëve. Zgjuarsia e tyre është shumë e vlefshme, veçanërisht për një biznes fillestar.

Nga Mike Kappel, ndërmarrës serik dhe themeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Patriot Software Company, dhe filialet e saj. Patriot Software, LLC është zhvilluese e listës së pagave online dhe kontabilitetit për pronarë të bizneseve të vogla në Shtetet e Bashkuara.

Back to top button