Ndikimi i madh i rrjeteve sociale

Ndikimi i madh i rrjeteve sociale

Sot është shumë e lehtë që njerëzit të bëhen të famshmëm, kjo të saje të internetit dhe rrjeteve sociale.

Disa fituan famën për shkak të talenteve të tyre unike, të tjerë falë pamjes së tyre unike.

Më poshtë mund t’i lexoni  historitë e 10 njerëzve që përjetuan fuqinë e famës së papritur, përcjell rtv21.tv

Arshad Khan

Ky shitës 18-vjeçar i çajit nga tregu i Islamabad u bë i famshëm gjatë natës kur një fotograf kishte postuar një foto të djalit me sy blu në Instagramin e tij. Foto menjëherë kishte mbledhur mijëra pëlqime dhe tërhoqi shumë vëmendje.

Tani Arshadi është kontraktuar nga një agjenci e madhe modelimi dhe ëndërron për një karrierë si yll filmi.

Philippe Dumas

Pas pensionimit, Philippe vendosi të ndan fotot e tij në faqen e internetit Reddit. Ai i pyeti përdoruesit nëse ai ishte ende në gjendje të bashkohej me industrinë e modës.

Pamja e tij e pazakontë u vlerësua jo vetëm nga përdoruesit e rrjetit social, por edhe nga agjencitë modeluese.

Tani ai ka kontrata modeluese dhe në fund e ka përmbushur ëndrrën e tij për t’u bërë model, përcjell rtv21.tv

Mike Varshavski

Dr. Mike nga New Jersey u bë i famshëm falë llogarisë së Instagram, ku ai postoi fotografi të punëve të përditshme të tij.

I riu u emërua “mjeku seksi më i gjallë” nga revista People. Përkundër ofertave për t’u bërë model, ai preferon të jetë mjek.

Dr Mike është tani një person publik, duke promovuar një mënyrë jetese të shëndoshë dhe duke mbështetur organizatat bamirëse.

Sven Otten

Pasi ky i ri publikoi një video të vallëzimit të tij në YouTube, u pa nga më shumë se 43 milionë njerëz në të gjithë botën. Tani është fytyra e shumë kampanjave reklamuese dhe zotëron një akademi vallëzimi.

Jeremy Meeks

Jeremy Meeks u dënua në shkurt të vitit 2015 me 2 vjet burg për një shkelje të armëve. Pasi u publikuan fotot e tij në Facebook, përdoruesit e internetit e quajtën atë “një kriminel i bukur”. Kur u lirua nga burgu, ai mori disa oferta për model dhe tani kalon kohën e tij të rrethuar nga të famshëm./21Media