Njëri nga viktimat në Nairobi i kishte mbijetuar sulmit të 11 shtatorit

21 persona kanë vdekur në Nairobi

Të paktën 21 persona kanë vdekur kur militantë të grupit al-Shabab sulmuan një hotel luksoz në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Njëri nga viktimat është personi i cili i kishte mbijetuar sulmit të 11 shtatorit në SHBA. Në mesin e viktimave janë  edhe një adhurues i futbollit, përkatësisht ekipit Manchester United, dy shokë të pandashëm, një person i njohur për kanalin e tij në youtube dhe një punonjës i një organizate humanitare në Afrikë.

James Udor, siç kanë njoftuar miqtë e tij vdiq në ditën e ditëlindjes.

Grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab ka thënë të ketë qenë mbrapa sulmit. E presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta ka thënë se tashmë rrethimi ka përfunduar dhe se të gjithë sulmuesit janë ‘eliminuar’. Nuk dihet se sa sulmues ishin përfshirë në ngjarje./21Media

Back to top button