Fotografi e vitit 1993

Fotografi e vitit 1993

Kujtimet nga koha e shkuar më së miri ruhen në fotografi të shtypura. Fotografitë që kujtohen më me mall zakonisht janë ato të fëmijërisë.

Një imazh nga fëmijëria së fundmi publike e ka bërë këngëtari i njohur, Besart Halimi i cili tani është një ndër këngëtarët më të pëlqyer për publikun.

Në fakt këtë fotografi Besarti e ka ripostuar në llogarinë e tij në Instagram, të publikuar nga dikush tjetër.

Fotografia është realizuar në vitin 1993.

“Merrma Ti Zemrën”, titullohet projekti i fundit i Besartit të cilin e solli në bashkëpunim me Buraku & Famën, ky edhe është projekti i vetëm i Besartit në vitin 2019. /21Media