Fat në fatkeqësi

Fat në fatkeqësi

Rahmat Saiful Bahri është personi më me fat, i cili mbijetoi tsunamin e Oqeanit Indian në vitin 2004 që përfshiu provincën Aceh të Indonezisë dhe më 28 shtator të këtij viti, ai përsëri e gjeti veten në qendër të një fatkeqësie – kësaj here në Palu.

Bahri duke iu falënderuar Zotit rrëfen se si ka shpëtuar duke thënë se në ato momente shumë e rëndësishme është të mos bëhet panik. “Nëse ne bëjmë panik, atëherë shohim se çfarë po ndodhë me të tjerët”, tha ai.

Në fund ai u shpreh së është shumë i lumtur që ende është gjallë, transmeton rtv21.tv.

Shpërthimet masive në vitin 2004 ka shkaktuar një tërmet nën Oqeanin Indian duke lënë të vdekur mbi 10 mijë njerëz në Azinë jugore. Ndërsa, në shtator të këtij viti Indonezia përjetoi një tërmet dhe cunam që goditi Palun. Më shumë se 1 mijë njerëz kanë vdekur, por shifra përfundimtare mund të jetë shumë më e lartë, thonë zyrtarët./21Media