Gjithçka mori flakë

Gjithçka mori flakë

Një burrë është shpëtuar pasi mbijetoi më shumë se tre javë në Alaska me pak ushqim dhe strehim.

Autoritetet shtetërore me helikopter shpëtuan 30 vjeçarin, Tyson Steele pasi një zjarr shkatërroi kabinën e tij, transmeton rtv21.tv.

Ai jetoi me ushqime të konservuara që i mbijetuan flakës dhe bëri një tendë nga mbeturinat në temperaturat nën zero.

Autoritetet e gjetën Steele pasi familjarët e shqetësuar u kërkuan atyre që ta kontrollonin.

Ai kishte shkruar “SOS” në dëborë dhe video e publikuar nga “Alaska State Troopers” tregon momentin e shpëtimit të tij./21Media