Kërkon nga komuna përkujdesje për shpezët në kryeqytet

Kërkon nga komuna përkujdesje për shpezët në kryeqytet

Çdo kush në jetë mund të kontribuojë në shoqëri në forma të ndryshme dhe si i tillë të jetë shembull për rrethin ku jeton. Një zotëri 61 vjeçar nga Prishtina, është një nga shembujt që duhet ndjekur, përcjell rtv21.tv.

Ai çdo ditë ushqen pëllumbat në kryeqytet, shpeshherë duke e lënë edhe veten keq, vetëm për t’ua siguruar atyre ushqimin.

Tash e disa vite ai dhe pëllumbat janë të njohur për njëri tjetrin, saqë sapo Zahir Agushi del në sheshin Zahir Pajaziti pëllumbat zbresin në tokë nga çatitë e ballkonet e banesave të Prishtinës.

E pëllumbat mblidhen edhe te shtatorja e Ibrahim Rugovës e pjesë të tjera të sheshit të Prishtinës, ngase e dinë sa ka një njeri që i pret t’i ushqejë ata./21Media