Njëzet të lënduar nga shpërthimi në Paris

Disa ndërtesa në zonën përreth janë dëmtuar

Zjarrfikësit po përballen me një flakë në një biznes në qendër të Parisit, pas një shpërthimi të fuqishëm që plagosi së paku 20 persona, ka njoftuar policia.

Makina u shkatërrua dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan nga shpërthimi në “Rue de Trévise” në Francë.

Policia dyshon për një rrjedhje gazi që shkaktoi shpërthimin në një furrë rreth orës 09:00, transmeton rtv21.tv.

Ata kanë kërkuar nga njerëzit që të qëndrojnë larg zonës, për të lejuar aksesin e shërbimeve emergjente./21Media

Back to top button