Njihni njeriun më të pasur në botë, sipas Forbes

Në mesin e 10 personave më të pasur në listë marrin pjesë 7 amerikanë

Personi më i pasuri në botë tani është themeluesi dhe CEO i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, duke lënë prapa themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates.

Revista Forbes, ka publikuar për herë të 3-të listën e “Miliarderëve Botërorë”.

Bezos, i cili në historinë e listës së Forbes u bë personi i parë që tejkaloi kufirin e 100 miliardë dollarëve, u radhit si më i pasuri në botë me një pasuri prej 112 miliardë dollarë. Ndërsa Bill Gates me një pasuri prej 90 miliardë dollarë mbeti i dyti.

Pas këtyre dy emrave, pronari i “Berkshire Hathaway”, investitori Warren Buffet me 84 miliardë dollarë është treti, pronari i “Louis Vitton” francezi Bernard Arnault me 72 miliardë dollarë, i katërti themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg me 71 miliardë dollarë i pesti.

Back to top button